Përtej referendumit të Metës

23 Nëntor 2019, 14:39

TIRANË - "Përtej referendumit të Metës..." ishte tema e emisionit "Pa Protokoll" në Report Tv, me moderatore Anduela Ndreu. 

Analisti Mentor Kikia tha se është lajm i mirë që më në fund politika shqiptare po përplaset mes vetes, ndërsa tha se tashmë janë vetëm dy kampe: Presidencë dhe mazhorancë. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se Presidenti Ilir Meta u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat ku kërkoi mbështetjen e 50 mijë shqiptarëve për t'i kërkuar zhvillimin e një referendumi, por pa specifikuar përmbajtjen.