Përvjetori i 31 i PD, Basha: Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë për interesat e tyre! Nga ky 11 dhjetor do të dalim më të bashkua

11 Dhjetor 2021, 11:37 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 11:37

Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë', ky ishte komenti i Lulzim Bashës për këtë 31 vjetor të themelimit të PD-së. Në hyre të selisë blu, ku sot do të zhvillohet një festë për ditëlindjen e kësaj partie, Basha thotë se pas këtij 11 dhjetori PD do të dalë e bashkuar.  

"Gëzuar 11 dhjetuar ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar  dhe e vendosur për demokratët", tha Basha.

r.k./Shqiptarja.com