Petro Koçi ironizon PD-në: Keni kaluar nga një kryetar që vetëm flinte, në një që nuk e zë gjumi nga hallet me drejtësinë! Bëtë 3 grushte shteti

12 Dhjetor 2024, 22:45

Deputeti i PS, Petro Koçi, ishte ndër ligjvënësit që foli sot në Parlament pas debateve dhe tensioneve, duke ironizuar opozitën për sjelljen e saj aspak normale. 

Ai iu përgjigj edhe akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Koçi tha se PD ka pasur një kryetar që vetëm flinte, duke pasur parasysh Lulzim Bashën. Ndërsa, më tej, shtoi se tani PD ka kryetar një person, që nuk e zë gjumi nga problemet që ka me drejtësinë, duke pasur parasysh Sali Berishën. 

Petro Koçi deklaroi se lajmet e kobshme që i vijnë PD-së nga Strasburgu, Venecia e Londra e kanë bërë që vetëm të mallkojë.

Gjithashtu ai i kujtoi PD-së edhe 3 grushtet e shtetit, për të cilat tha se “në një patët sukses, të 26 Majit 1996, në tjetrin dështuat, 14 Shtatori 1998 dhe ky në tentativë, për seancat këtu në Kuvend