Pikiata e euros dhe sherri për kthimin e Bashës (12 qershor 2023)

13 Qershor 2023, 07:05

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu e ka konsideruar si një ‘puç’ brenda partisë platformën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjet fillimisht në grup seksione, degë dhe më pas për kryetarin e ri. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.