Pispili me kunguj me miell gruri nga zonja Albana

31 Maj 2022, 10:56

Pispili me kunguj me miell gruri

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 500 gr kos
  • 2 vezë
  • 2 lgj qumësht
  • 240 gr miell
  • 1 lç fryrës
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri për spërkatje

Përgatitja:

Marrim kungujt dhe i grijmë në rende, nuk i shtrydhim. Në një tas shtojmë dy vezë, i rrahim me një tel kuzhine, shtojmë kosin dhe i rrahim sërish, qumështin, marrim miellin e kalojmë në sitë, i përziejmë sërish me tel të gjithë përbërës dhe fryrësin. Krijojëm një masë qulli dhe e shtojmë në një tavë ku e kemi spërkatur me gjalp. Sipër qullit bëjmë spërkatjen me vaj dhe me djathin e grirë kaçkavall, e fusim në furrë në 180 gradë për 45 minuta.