Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 60 mijë euro në banesë

17 Tetor 2021, 20:46

'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi vijonte prej 3 vitesh dhe duket se shkon më larg se drejtoi i drejtorinë e administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika. Ditën e sotme është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci, që u dorëhoq disa ditë më parë, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave.