Plagosja tek 'Ura e Bunës'! U qëllua pas shpine me pistoletë me silenciator, 34-vjeçari: Erdha nga Shkodra në Spitalin e Lezhës, ndihesha më i sigurt

4 Janar 2022, 11:26 | Përditesimi: 4 Janar 2022, 14:01

SHKODËR-Plagosja me tre plumba e Vinçens Piroli është bërë me pistoletë me silenciator. Ai është qëlluar nga pas shpine teksa po ecet në këmbë, me 3 plumba që e prekën një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

r.k./Shqiptarja.com