Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave

17 Janar, 15:46

Pas Markut, edhe kandidati tjetër në garën për kryetar të PD në degë 2 në Tiranë, Gazidedja hedh dyshime të forta për manipulim të procesit. Ai thotë se nuk ka ende asnjë përgjigje pse iu hoqën votat nga një proces rinumërimi që sipas tij fryu fiktivisht listën e votuesve dhe i dha fitoren Prendit me 11 vota më shumë se kandidatja Marku.