P/ligj ‘për gjendjen civile’ për të shtuar shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve

3 Maj, 17:41

Ndryshimet në ligjin ‘Për Gjendjen civile’, vijnë në kuadër të transformimit digjital shpjegoi ministri Taulant Balla në komisionin e ligjeve. Drafti parashikon detyrim të qytetarëve për të deklaruar vendbanimin dhe vendqëndrimin edhe me një faturë apo kontratë për shqiptarët që jetojnë jashtë. Opozita e quajti draft elektoral