Tre persona janë arrestuar, mes tyre edhe një prej të plagosurve, për përplasjen me armë që ndodhi pasditen e djeshme në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në pranga kanë rënë Farjon Palushi dhe Daniel Manushi, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, Islam Xhetani, të cilët plagosën me armë zjarri Xhulio Velën dhe Aleksandër Nikollin, ku i fundit po ashtu i arrestuar për moskallëzim krimi.
Duket se thuajse të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje janë me precedentë të mëparshëm penal, por sipas policisë përplasja mes tyre ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit, por pa sqaruar arsyet që prodhuan këtë konflikt.














