‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' SPAK nis hetimet! Bardhi: Dumanit i vë në dispozicion telefonin tim

2 Tetor 2024, 14:04

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi do të paraqitet sot në SPAK për të dorëzuar telefonin e tij në kuadër të hetimeve të një bisedave që pretendohet në “SkyECC” mes 2 personazheve të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, për t’i dërguar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, 100 mijë euro në shkurt 2021.