Po e dërgonin drejt Malit të Zi, sekuestrohen 8 kg drogë në Hanin e Hotit, dy të arrestuar

10 Nëntor 2021, 21:42 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 21:42

Sekuestrohen 8 kg droge e llojit kanabis nga policia e Shkodrës. Droga është sekuestruar në afërsi të doganës së Hanit të Hotit në tentativë për ta transportuar drejt Malit te Zi me destinacion Europën. Sipas burimeve janë edhe dy shtetas të arrestuar nga ky operacion. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plote të këtij grupi kriminal.

KT/Shqiptarja.com