Po kalonte rrugën për të hyrë në universitin e Korçës, makina përplas studenten dhe largohet nga vendngjarja, e reja në gjendje të rëndë në spital

29 Tetor 2021, 09:07 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 09:07

Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, pasi në automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.

Gjithçka ndodhi teksa e reja po kalonte rrugën për të hyrë në Universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

KT/Shqiptarja.com