Po quante Ilir Beqajn 'hajdut', Spiropali i kërkon Hotit t'i përmbahet procedurës dhe i ndërpret fjalën! Deputetja së bashku me Bardhin dhe Vokshin bllokojnë foltoren

14 Nëntor, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2024-11-14 15:15:39

Deputetët Gazment Bardhi dhe Elda Hoti u çuan nga vendi për tek foltorja e parlamentit, pasi iu ndërpre fjala deputetes Hoti nga kryeparlamentarja Spiropali. Në seancën e sotme prej 1 orë e 20 minutash po disktuohet për Ilir Beqajn dhe dëshminë e munguar tek hetimori i shëndetësisë.

Elda Hoti e quajti hajdut Beqajn që po e mbron Spiropali dhe mazhoranca. Por Spiropali i kërkoi t'i përmbahet procedurës dhe rendit të ditës. Më pas Hoti u çua nga vendi tek foltorja për të protestuar para Spiropalit së bashku me Gazment Bardhin dhe Albana Vokshi.

    No videos found.