Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi lëshoi akuza në drejtim të Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj se është përfshirë në fushatën elektorale të PS.
Në takimet e presidentit nëpër qytete Bardhi tha se Begaj nuk mori përfaqësues të opozitës por vetëm të mazhorancës duke e akuzuar se po shitet si ushtar i Ramës për të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij.
"Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë që sillet si ushtar i rëndomte i Ramës. Kam edhe një thirrje ndaj tij, duhet të ndal përfshirjen e ambasadorëve të republikës në fushatën e PS, në Selanik ambasadorja ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota, e kanë të ndaluar. Presidenti ka qenë në Skrapar dhe kishte në krah drejtuesin e qarkut të PS. Ai duhet të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos shitet për dy leje ndërtimi për dy leje për djemtë e tij sepse Rama ja jep, po opozita ja nxjerr nga hundët”, tha ai.