Po zgjatet qëllimisht paraburgimi i Belerit? Rama: S’i ndërhymë SPAK! Ja komenti për Ahmetajn dhe 5 kryebashkiakët në paraburgim

30 Gusht 2023, 18:42

I pyetur nëse paraburgimi i Belerit po zgjatet qëllimisht nga qeveria shqiptare në mënyrë që të mos betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, Rama e mohon kategorikisht. Ai shprehet se qeveria nuk ndërhyn në punët e SPAK e për këtë solli si shembull faktin se shumë zyrtarë të lartë, pjesë e PS-së janë në kërkim dhe në paraburgim nga Prokuroria e Posaçme.