Pogradec/ U kap me 83 emigrantë të paligjshëm në kamion, arrestohet 31-vjeçari! I kishte marrë 1150 euro secilit për t'i kaluar drejt vendeve të BE

10 Nëntor 2021, 14:43 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 14:43

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, iu gjetën 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit.

r.k./Shqiptarja.com