POLEMIKAT/ FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Garda: S’i kërkuam! Një oficer i ri u hapi portën?! VIDEO e tensioneve

17 Tetor, 17:19

Hyrja e forcave speciale policore brenda në oborrin e Kuvendit kur aty ishin edhe deputetët, ka shkaktuar debate mes uniformave blu dhe Gardës së Republikës. Përmes burimeve, Report Tv mëson se Garda nuk kishte kërkuar ndihmën e policisë, ndërsa deputetët e PD-së i kërkuan kryeparlamentares Spiropali të informojë se kush e dha urdhrin. Sipas burimeve, hyrja e policisë u lejua nga një oficer i ri i gardës, i cili nuk e vlerësoi si duhet situatën, por rasti është duke u hetuar.

      No videos found.