Policët në 'shënjestër', Hajdarmataj në Report Tv: Çdo kërcënim, sa do i vogël ndaj punonjësve të policisë nuk duhet neglizhuar

10 Qershor 2022, 13:15

Ngjarjete e fundit kriminale të cilat kanë ndodhur në vend, nga të cilat, disa prej sulmeve janë drejtuar ndaj punonjësve të policisë kërkojnë vëmendje. I ftuar në emisionin "Studio Live"  në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ishte ish-drejtuesi  i policisë, Arben Hajdarmataj i cili  diskutoi rreth ngjarjeve më të fundit kriminale ku disa prej tyre drejtuar punonjësve të policisë. Hajdarmatja thotë se është e rëndësishme që të merret parasysh dhe të vlerësoshet çfarëdolloj kërcënimi ndaj  punonjësve të policisë.