“Policët që kanë përdorur Sky Ecc do përballen me ligjin”/ Hoxha i përgjigjet Salianjit: Punonjësit kanë bërë vetëdeklarim

23 Shtator, 12:30

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë u pyet nga deputeti Salianji në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë.

Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.

“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo. Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë.”, tha Hoxha. 

    No videos found.