Polici hero, shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e Koshovicës. I nxjerr nga makina që rrezikonte shpërthimin

9 Gusht, 10:08 | Përditesimi: 9 Gusht, 10:08

Fieri - Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Qafa e  Koshovicës” në Fier, ku një aksident i rëndë mund të kishte përfunduar në tragjedi pa ndërhyrjen e shpejtë të një polici të qarkullimit.

26-vjeçari Klajdi Mustaj, prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj në shërbimin e qarkullimit rrugor, ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

r.k./Shqiptarja.com