114 kg kanabis drejt Greqisë, 4 në pranga, mes tyre dhe avokati i dënuar më parë! Droga fshihej në sediljet e pasme të mjetit, rolet e anëtarëve të grupit

7 Nëntor 2021, 09:08 | Përditesimi i fundit: 2021-11-07 09:16:22

KORÇË- Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Korçë ka çuar në pranga 4 persona, mes të cilëve edhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge si dhe janë sekuestruar 114 kg kanabis.

Ky grup trafikantësh ishte prej dy javësh nën hetim nga policia, ndërsa mbrëmjen e djeshme nisi operacioni për goditjen e këtij përmes operacionit të koduar ‘Restart’.