Gjatë fjalës së tij me ish-punonjës të policisë, Edi Rama tha se dikur uniformat blu ishin të tradhtuara nga vetë shteti. Ndërsa sa i përket premtimeve të partive opozitare dhe veçanërisht PD-së për pensionet, i quajti si premtime të Sudes.
‘Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Ata që vuajnë këtë pasojë dhe viktima të politikës qorre dhe papërgjegjshmërisë të atyre thonë do e bëjmë pensionin 500 euro 1000 euro. Shesin qilima fluturues të Sudes. Pensionistët nga 2014 e sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara si të njerkës. Ky është dallimi. Shumë i dhimbshëm. Lexohet në të gjitha shifrat. Mjafton të shikosh kolonat. Para dhe pas 2014. Me diferencë ndryshe. Çdo pagë që rritet është lajm i mirë për fondin e pensioneve. E shikoni vetë. E ndiqni policinë e shtetit. Është si një skuadër ku edhe kur ka ndaluar së luajturi je i lidhur me të.’