Policia në ndjekje të protestuesve, hyn me makina në sheshin ‘Skënderbej’

19 Tetor, 20:20 | Përditesimi: 19 Tetor, 20:20

Automjetet e policisë kanë hyrë brenda sheshit “Skënderbej” pasi u janë vënë pas protestuesve. Efektivët iu drejtuan edhe kafeneve pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku patën edhe debate me një qytetare, por motivi mbetet i paqartë.

E.H/Shqiptarja.com