Politologu, Ilir Kalemaj në '5 pyetjet': 'Lufta' brenda PD krijon 2 parti, pala që triumfon do të do të ketë fitore 'si të Pirros'! Të flasësh për sovranizëm me SHBA, minimalisht je 'idiot i dobishëm'

13 Dhjetor 2021, 22:56

Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.

"Narrativa ka ndryshuar disa herë. Berisha në fillim doli protestoi 'besëprerjen' e Bashës. E dyta, narrativa e tij ka ndryshuar edhe në raport me PD-në. Një herë ka thënë që nuk rikthehem, por do bëj procesin. Herë tjetër ka thënë që s'përjashtoj asnjë detyrë kushtetuese. Herë tjetër ka thënë që ai do jetë kryetari i ri i PD-së.  Kemi shkuar në 2 palë që janë të kundërta dhe s'kanë asnjë pikë takimi. Zgjedhjet ardhshme do i shohim si 2 subjekte të ndara. Kujtojmë se partitë e djathta në të gjithë Evropën lindore që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit janë zhdukur", tha Kalemaj.