Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim lidhur me sektorin e turizmit, një prej fushave ku Qeveria pretendon se është zhvilluar shumë vitet e fundit.
Në rrjetin social, Rama ka publikuar një video me disa sekuenca, që sipas tij tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik.
“Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.