Pr/buxheti 2022, Spaho: Ju e paraqisni pozitiv, por ku ka optimizëm kur marrim borxh? Rrisni pagat, në të kundër ryshfeti në administratë s’ka për t’u zhdukur

11 Nëntor 2021, 11:51 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 11:51

Deputeti i PD-së, Edmond Sapho tha se ky buxhet 2022 nuk ka asgjë pozitive pasi po rrit borxhin dhe më tepër nuk parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve në mënyrë të konsiderueshme. Ai tha se për shkak të pagave të ulëta në administratë ekziston ryshfeti i vogël ku qytetarët duhet të paguajnë diçka për çdo letër që marrin. Sipas tij kjo do të shmanget vetëm kur atëherë qeveria të ngre në mënyrë sinjifikative pagat dhe pensionet.

r.k./Shqiptarja.com