Preç Zogaj boton librin me poezi ‘Një e tretë, dashuria’. Natasha Lako: “Në poezitë e Zogaj ka një lulëzim fjala”

6 Nëntor 2021, 16:55

Ne na njohu

një e tretë,

dashuria.

Ndërsa lexojmë këto vargje, është vënë re se kohët e fundit poetë të njohur shkruajnë gjithmonë e më pak për dashurinë.

Ndryshe ndodh me poetin Preç Zogaj. Ai ka botuar një libër të ri me motive mbi dashurinë që vjen vetëm pak vite më vonë, pasi pati botuar plot 101 poezi dashurie të përmbledhura në vëllimin “ In LOVE”

Pikërisht, “Një e tretë, dashuria” quhet libri i ri i poetit Preç Zogaj që u promovua në mjediset e UET.

Poeti përmes vargjeve, rrëfen ndjesitë që fshihen bukur brenda qenies, mallin për përjetimet më të ndritshme të jetës.

“Animizimi i dashurisë është një gjë që edhe na përket, por edhe s’na përket. Është si një lloj shkesi, le ta themi kështu në mënyrë shumë të zakonshme…”-thotë poeti Preç Zogaj. Libri i Zogajt u vlerësua nga poetja Natasha Lako sidomos për gjuhën shprehëse.