Prefekti tha se do të shpërndahej falas, pas më shumë se 5 orësh asnjë koli me ujë të pijshëm falas nuk u është dhënë banorëve

26 Tetor 2021, 16:03

Pas më shumë se 5 orësh nga deklarata e prefektit të Durrësit, Roland Nasto i cili tha se në Krujë do të shpërndahej ujë falas, pas ndërprerjes së furnizimit për shkak të helmimeve masive, ende banorët nuk kanë parë asnjë autobot me ujë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër situatën e krijuar në qytetin e Krujës, tha se deri tani asnjë koli me ujë të pijshëm falas nuk shpërndarë në qytet për banorët. E madje asnjë bot që të furnizojë institucionet publike, siç u tha nga prefekti.