Presidenti Begaj nuk dekreton ligjin për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor, aktet hyjnë në fuqi në heshtje

15 Gusht 2023, 16:53

Presidenti Bajram Begaj ka ‘kaluar në heshtje’ ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe atë të punësimit të detyruar me 5 vite për studentët e mjekësisë. Presidenti Begaj nuk i ka dekretuar projektligjet që u miratuan në seancën e fundit maratonë në Kuvendin e Shqipërisë.