Presidenti Begaj shpall zgjedhjet në Himarë më 4 gusht!

5 Korrik, 19:42

Pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës. Begaj u takua për 1 orë me Celibashin në Presidencë. Reagon Gazment Bardhi, i cili thotë se vendimi i KQZ nuk është i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.