Presidenti i ri/ Opozita do çojë 4 emra, 2 Doda e Mediu! 2 të tjerat Alibeaj, ja emrat e mundshëm, mes tyre dhe 'armikja' e Berishës! Rithemelimi kundër: Bojkotoni procesin

19 Maj 2022, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2022-05-19 18:27:52

Një nga emrat që mund të propozohet nga grupi deputetëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, është ish-kryeprokurorja Ina Rama! Lajmi mësohet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku e cila bën me dije se në tentativën e tyre për të propozuar një president që është i shqiptarëve dhe i asnjë partie, Alibeaj do të propozojë ish-kryeprokuroren e Përgjithshme. Rama ka qenë një nga "armiket" e Sali Berishës, ku ky i fundit nuk i ka kursyer etiketimet kundrejt saj si "puciste dhe lavire bulevardi" menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit.