Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm

13 Maj 2022, 11:27

Kur duhen edhe 2 ditë që të përfundojë afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për President të Republikës, ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00. E sotmja ishte ditë negociatash. Teksa Enkelejd Alibeaj i PD ka refuzuar, grupi negociator i Partisë Socialiste zhvilloi takime me krerët e grupeve parlamentare të tjera.