Prezantohet projekti i sheshit fundor të Bulevardit të Ri, Veliaj: “Do të jetë Tirana e Re për 100 vitet e ardhshme”

9 Prill, 20:40

Sheshi fundor i Bulevardit të Ri do të shndërrohet në “Tiranën e Re” për 100 vitet e ardhshme. Gjatë prezantimit të projektit, që do të kthejë pjesën fundore të bulevardit, përgjatë Lumit të Tiranës, në pedonale dhe hapësirë argëtuese për të gjitha moshat, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti do të realizohet me një grant prej 11 milionë eurosh nga qeveria e Katarit, për të cilin është lobuar prej disa kohësh.