Primaret e PD/ Gazment Bardhi: Çdo anëtarë duhet të ketë kartë anëtarsie të prodhuar para vitit 2021

1 Mars, 11:44 | Përditesimi: 1 Mars, 11:44

Në një deklaratë për mediat drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit në Qarkun e Fierit që ende nuk kanë votuar të marrin pjesë në votim.

Ai bëri me dije se mund të votojë çdo anëtarë që ka një kartë anëtarësie të prodhuar para 2021.

‘Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD dhe në qarkun Fier ku anëtarët janë gtuar për të zgjedhur kanddiatët në zgjedhjet e 11 majit. Kjo do të thotë se PD ndjek  një proces demokratik të përzgjedjs së kandiatë një anëtarë një votë. Procesi është me rregulla dhe janë të qartë, dinë kush mund të votojë ose kush mund të mos votojë, si zgjidhet nëse një anëtarë nuk e gjen emrin në listë, pra duhet të ketë një kartë anëtarsie të prodhuar para vitit 2021’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com