Primaret e PD/ Nis votimi në qarkun e Lezhës, në garë 19 kandidat! Donika Ndoj: Ftoj anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi

1 Mars 2025, 09:21 | Përditesimi: 1 Mars 2025, 09:21

Ka nisur edhe në qarkun e Lezhës procesi i votimit për primaret e Partisë Demokratike.

Në garë janë 19 kandidat, ndërsa numri i anëtarëve të cilët jane thirrur për të votuar në degët e PD Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është 7600.

Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Donika Ndoj, thotë se procesi ka nisur në orën 8:00, dhe po vijon normalisht pa probleme, ndërsa bëri thirrje ndaj çdo anëtari të PD që të marri pjesë në këtë proces të rëndësishëm për demokratët.

'Sot votohet në Lezhë dhe në të gjithë vendin për primaret, qarku Lezhë ka rreth 7600 anërtarë që pritet të votojnë 2900 anëtarë. Qyteti i Lezhës ka 3500 anëtarë dhe pritet që të votojnë 1100 anëtarë. Mendoj se primaret janë një moment i rëndësishëm dhe një proces i brendshëm demokratik për ta bërë PD me një vizion të qartë dhe për të garantuar fitore në 11 maj. Ftoj anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi. I uroj suksese kandidatëve’, tha ajo.

r.k./Shqiptarja.com