Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet. Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve që vetë PD ka shpërndarë mbrëmjen e 2 marsit, votuan gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë të PD-së.
Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, megjithatë nëse ato do të bëhen deputetë apo jo, do të varen nga vetë Berisha.
Ndër kandidatët burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025, I renditur më pas nga Zija Ismaili, ish-kandidati për kryetar Bashkie të Beratit që kandidoi në këtë qark e mori 1091 vota


















