Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi

23 Shkurt 2025, 17:50 | Përditesimi: 23 Shkurt 2025, 17:51

Thuajse të gjithë anëtarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të futen në garën e primareve që selia blu mban më 1 mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë. 5 demokratët Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Xhonatan Pano janë në mesin e 89 kandidaturave në qarkun e Tiranës që synojnë të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 11 majit. 

E.H/Shqiptarja.com