Pritet miratimi i buxhetit 2022, fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama merr një përfaqësi të tyre në sallë

25 Nëntor 2021, 10:26 | Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 15:13

Kuvendi ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale. Ajo ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për 45 viktimat e aksidenti tragjik në bullgari, të cilët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu jashtë kuvendit po zhvillohet edhe një protestë nga fermerët që kundërshtojnë paketën e re fiskale. teksa ata protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqi të tyre në sallën e Kuvendit.

r.k./Shqiptarja.com