Pritshmëritë ndaj Gledis Nanos, ekspertët për Report Tv: Të qëndrojë larg politikës! Besim e ‘spastrim’

8 Tetor 2021, 16:01 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 16:01

TIRANË- Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga politika dhe të përforcëohet besimi mes drejtuesve e vartësve. Këtë pret eksperti Fatjon Softa nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

 “Të jetë i shkëputur nga politika, që e shoh të vështirë, por të ishte i shkëputur. Dhe të kërkoj, jo vetëm nga drejtori por të gjithë bashkë, të fillonte ndryshimi që nga ligji për Policinë e Shtetit, që nga gradat për Policinë e Shtetit. Nëse policinë do t’a linin të qetë dhe politika të largonte duart nga ajo, atëherë do t’u bazonte tek profesionalizmi dhe pasioni”, shprehet eksperti Softa.

KT/Shqiptarja.com