Procesi i Berlinit/ 6 mld € për Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen: Brenda këtij viti nis shpërndarja! Scholz: Shpresoj mos të duhen edhe 10 vite për integrimin

14 Tetor, 20:13

Fondi 6 mld euro i vënë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor, pritet të shpërndahet brenda fundit të këtij viti, pas miratimit të axhendave të reformave për 5 vendet, përveç Bosnje Hercegovinës. Von der Leyen dhe Olaf Scholz thanë se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE. Scholz kërkoi nga Kosova e Serbia të zbatojnë detyrimet për normalizimin e marrëdhënieve.

      No videos found.