Procesi i rindërtimit, Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Nuk do gjejmë rehat derisa të mbarohet edhe shtëpia e fundit

12 Korrik 2021, 12:12
  • Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.

    “Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me procesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.