Procesi i zgjedhjes së kandidatëve në PD, Mark Marku: Vendimet e komisionit mund të korrigjohen

11 Shtator 2020, 21:32

Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka folur ekskluzivisht për Report TV, për procesin e zgjedhjes së kandidaturave në Partinë Demokratike.

Marku ka zbuluar se kanë kandiduar 3 600 persona dhe sipas përzgjedhjes, tashmë janë duke u rishikuar 960 kandidatura. Më pas të gjitha kandidaturat e përzgjedhura do t'i shkojnë anëtarësisë.