Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus

9 Nëntor 2023, 13:29

I ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Luigi Soreca e dorëzoi këtë të enjte progres raportin e KE në Presidencë dhe Kryeministri. Soreca tha se Shqipëria tashmë është gati të hapë kapitujt e parë të negociatave në dhjetor, ndërsa zv. kryeministrja Balluku u shpreh ky raport është më pozitivi i hartuar ndonjëherë për Shqipërinë.