Prokurorët e SPAK duan mandat të përjetshëm, ministri i Drejtësisë: Jam dakord, kërkesa është legjitime! Ka nevojë për ndryshime kushtetuese

18 Nëntor 2021, 14:04 | Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 14:04

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i pyetur për kërkesën e prokurorëve të SPAK për mandat të përjetshëm, tha se kërkesa e tyre është legjitime dhe se është i hapur për diskutime.

‘Po është e vërtetë. prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ketë kufizim të mandatit të tyre. Ne e kemi marrë kërkesën, po e trajtojmë. Ky përcaktim është vënë në Kushtetutë dhe duhet ndërhyrje në Kushtetutë. Është një çështje që prej dhe jemi të hapur për bisedime. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është e drejtë.’-tha Manja.

r.k./Shqiptarja.com