Propozimet e PS për Reformën Zgjedhore, ish-kreu i KQZ: Dy kriteret bazë për përzgjedhjen e komisionerëve

14 Mars, 19:21

Edhe pse tryeza e Reformës Zgjedhore nuk ka ende një rezultat final diskutimet për ndryshimin e kodit elektoral vijojnë edhe në tryeza të tjera jashtë kryesisë së Kuvendit. Prej 2 ditësh ekspertët e ODIHR, ndodhen në kryeqytet, ku janë njohur edhe me propozimet e socialistëve, mes të cilave vota me postë e emigrantëve dhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Propozime për të cilat ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume shpreh rezervat e tij mbi efektin që do të prodhojnë.