'Propozimin tonë për heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore e mbani në sirtar', Bardhi-mazhorancës: Përshpejtuat procedurat për zerimin e tatim-fitimit për një grusht njerëzish

20 Janar, 18:45

Deputeti Gazment Bardhi në fjalën e hapjes së sesionit të ri parlamentar për vitin 2025, hodhi akuza ndaj mazhorancës se prej dy vitesh nuk merr parasysh propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore.

Nga ana tjetër, përshpejtojnë procedurat për zerimin e tatimit të fitimit sipas tij për një grush njerëzish që zotërojnë hotele me 5 yje. 

'Ka dy propozime për heqjen e TVSH për produktet bujqësore. Një ligj tjetër nga ju që për 10 vitet zeroni tatimin e fitimit një grushti njerëzish që komandojnë rrjetin e hoteleve me 5 yje. Iniciativën e opozitës keni 4 vite që e mbani në sirtar. Iniciativën tuaj e keni futur për procedurë të përshpejtuar. Nën shumicën tuaj ky parlament nuk është në interes të qytetarëve. Detyra jonë është të vazhdojmë të qëndrojmë në këto pak muaj dhe të bëjmë gjithçka që në 11 maj ju të jeni pakica dhe ne shumica dhe që parlamenti të shndërrohet në parlamentin e punëve në shërbim të qytetarëve.'