Propozoi që ditët e ciklit të paguhen nga shteti, Braçe: Si mund të punojnë gratë 8 orë ulur në fasoneri apo bankë? Ditët e festës i japim pushim, pse mos t’ua japim për arsye shëndetësore

15 Nëntor 2023, 09:48 | Përditesimi i fundit: 2023-11-15 09:49:33

Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar që vajzave dhe grave t’u njihen ditët e ciklit menstrual si sëmundje dhe të kenë mundësi të marrin pushim që t’iu paguhet nga buxheti i shtetit. Braçe ka bërë një tjetër reagim, por kësaj herë i është përgjigjur mjekeve të cilat kanë folur mbi këtë propozim të tij.