Protesta e djeshme e PD-së/ Dy persona arrestohen! 82 po hetohen në gjendje të lirë mes tyre dhe 16 deputetët organizatorë!

27 Nëntor, 14:50

Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës. Sakaq, dy janë arrestuar, informon gazetari Sokol Dema. Ndërkohë janë në hetim në gjendje të lirë deputetët që organizuan protestën.

Gjithsej po hetohen në gjendje të lirë 82 persona, mes tyre janë dhe 16 deputetët organizatorë.

Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile. 

    No videos found.