Protesta e opozitës/ Rama nga Kolonja: Përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për t'i bërë shërbimin 'atyre të rublave'

31 Tetor 2022, 23:03

Në Kolonja, kryeministri Edi Rama komentoi protestat e opozitës, të cilat janë paralajmëruar për në 12 nëntor. Rama u shpreh se përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër vetës dhe kundër shtetit. Ai iu përgjigj sërish akuzave të Berishës për udhëtimet me Charter, duke pohuar se e vërteta është ndryshe dhe se nuk kanë kushtuar as sa gjysma e udhëtimeve të tij kur ishte kryeministër